Kosova24 Shtator 2023, 12:53

Vrasja e policit, Kurti publikon fotografitë: Agresorët në veri janë ushtarakë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e policit, Kurti publikon fotografitë: Agresorët në veri

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e policit të Kosovës sot.

Në fotografi shihen persona të maskuar, të uniformuar e me vetura pa targa.

Kryeministri Kurti ka thënë se në fshatin Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë një polic, gjenden së paku 30 persona të armatosur rëndë.

Në konferencën për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Kurti ka kërkuar që sulmuesit të dorëzohen te organet e sigurisë.

“Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë a policë, që ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe që i ftoj të dorëzohen te organet tona të sigurisë. Ata janë që po i sulmojnë policinë tonë, edhe pasi e kanë vrarë Afrim Bunjakun e e kanë plagosur Alban Rashitin”, ka thënë ai.

Vrasja e policit, Kurti publikon fotografitë: Agresorët në veriVrasja e policit, Kurti publikon fotografitë: Agresorët në veriVrasja e policit, Kurti publikon fotografitë: Agresorët në veriVrasja e policit, Kurti publikon fotografitë: Agresorët në veriVrasja e policit, Kurti publikon fotografitë: Agresorët në veriVrasja e policit, Kurti publikon fotografitë: Agresorët në veri

 

agresorët në veri janë ushtarakë