Kosova29 Nëntor 2023, 22:08

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, vritet një grua

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, vritet një

Një grua është vrarë me armë zjarri në Prishtinë. Sipas policisë, sot rreth orës 20:20, në rrugën “Dalip  Alshiqi” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë një grua është vrarë.

Ene nuk dihen rrethanat që kanë çuar në ngjarjen e rëndë.

Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Dalip  Alshiqi’ në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim  dhe  ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka njoftuar policia.