Kosova29 Nëntor 2023, 22:35

Zbardhen detajet e krimit të rëndë në Prishtinë/ Vritet nga grabitësit gruaja e ish-këshilltarit të Pacollit, shpëtojnë mrekullisht fëmijët

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detajet e krimit të rëndë në Prishtinë/ Vritet

Zbardhen detajet të tjera nga ngjarja e rëndë në Kosovë, ku u raportua se ishte vrarë një grua. Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për një  grabitje të armatosur ndaj Naim Murseli, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Sipas “Bota Sot”, ai ishte duke udhëtuar me makinë me gruan dhe fëmijët e mitur dhe papritur janë përballur me persona të armatosur, që kanë dashur t’i grabisin.

Bazuar në deklaratën që Murseli ka dhënë para hetuesve policorë, fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.

Kjo situatë e tmerrshme dyshohet se e detyroi Murselin që t’i largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Policia dhe ka njoftuar se trupi i pajetë u gjet brenda veturës.

Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, njoftoi Policia.