Kosova 2 Dhjetor 2023, 07:09

Vrau gruan për 30 mijë euro, foto kur Naim Murseli pozonte me Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Vrau gruan për 30 mijë euro, foto kur Naim Murseli pozonte me
Naim Murseli dhe Edi Rama

Një krim i rëndë ka tronditur Kosovën. Ish-këshilltari i Bexhet Pacollit, Naim Murseli është arrestuar nga Policia për shkak se dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridona Murseli, dy ditë më parë.

U mësua se mbrëmjen e djeshme, Murseli ka pranuar porositjen e vrasjes së gruas së tij Liridonës, të cilës sot iu dha lamtumira e fundit pasi mbeti e vrarë mbrëmjen e 29 nëntorit në një pritë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë teksa po udhëtonte me bashkëshortin e saj, Naim Murselin si dhe fëmijët.

Nga mbikëqyrja e rrjeteve sociale të Naim Murselit, vihet re se ai ka foto me personazhe të njohur të politikës, showbizit dhe sportit. Ndërsa bie në sy mungesa e fotove me bashkëshorten e tij.

U deshën rreth 48 orë për të zbuluar se cila ishte e vërteta e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Burime për mediat në Kosovë bëjnë të ditur se Murseli i ka dhënë 15 mijë Euro Granit Plavës për të kryer vrasjen. 15 mijë të tjera ai do t’ia jepte pas kryerjes së krimit.

E kështu ndodhi. Atë mbrëmje, Plava i maskuar si “grabitës” i doli përpara familjes Murseli. Në makinë ishin Naimi, Liridona dhe 2 fëmijët. Plumbat mbi 33-vjeçaren ia morën jetën.

Bashkëshorti tha për hetuesit se gjithçka ndodhi pas një grabitje dhe për këtë arsye fillimisht autoritetet e cilësuan rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Po pas hetimeve ka qenë Granit Plava që fillimisht ka pranuar para prokurorisë se ka qenë Murseli ai që e ka paguar ta kryejë vrasjen.

Ndërkohë, Murseli ka qenë i pranishëm gjatë ceremonisë mortore të gruas së tij. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje kaq të rëndë.

Së fundmi u bë me dije se është prangosur edhe një person i tretë i lidhur me këtë ngjarje. Ai është Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës e njëkohësisht nip i Naim Murselit.

 

naim murseli edi rama