Kosova 1 Dhjetor 2023, 22:24

Naim Murseli pagoi për të vrarë gruan, familja e Liridonës kërkon zhvarrosjen e trupit të 33-vjeçares

Shkruar nga Pamfleti

Naim Murseli pagoi për të vrarë gruan, familja e Liridonës

Sot i është dhënë lamtumira e fundit Liridona Murselit në fshatin Cërmanjë të Gjakovës, që është fshati ku banon familja e bashkëshortit, Naimit.

Bashkëshorti i saj Naim Murseli ka pranuar se ka porosituar vrasjen e Liridonës duke paguar Granit Plavën për një shumë prej 30 mijë eurosh.

Pas ngjarjeve të fundit familja Ademaj, që është familja e Liridonës, kërkon zhvarrosjen e vajzës së tyre në mënyrë që ta varrosin në fshatin e tyre.

Deri më tani janë arrestuar tre persona në lidhje me këtë ngjarje: Naim Murseli (bashkëshorti i Liridonës), Granit Plava (dorasi), si dhe Kushtrim Kokalla (bashkëpunëtor).

Pjesëtari i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kushtrim Kokalla, është nipi i Naim Murselit, bashkëshortit të viktimës. I dyshuari gjithashtu, pohohet të jetë vëlla i një prej policëve të Njësisë Speciale.

 

lirdiona familja murseli