Kosova18 Mars 2023, 23:07

Vuçiç flet pas takimit: Ishte bisedë konstruktive, Asociacioni mbetet vija e kuqe për ne

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç flet pas takimit: Ishte bisedë konstruktive,

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zbardhur detaje sot nga takimi me Albin Kurtin. Ai e cilësoi bisedën si shumë konstruktive dhe si një hap drejt marrëveshjes. Edhe pse tha se nuk ka firmosur asgjë, sot ishte një takim pozitiv. Megjithatë ai tha se pjesa që nuk negocion është Asociacioni.

Për ne është me rëndësi është formimi i asociacionit dhe në përputhje me marrëveshjet e arritura më parë. Duhet të them se jam i kënaqur se ende flitet për persona të pagjetur, do ketë konferenca donatorësh dhe kjo do varet se si do të ecë plani i implementimit. Edhe sot pala shqiptare do thotë se nuk kam nënshkruar asgjë, thjesht kam theksuar faktin se cilat janë linjat tona të kuqe përkatëse. Por besojë se kemi bërë një hap më tutje në një atmosferë konstruktive dhe do vijojmë punën”, tha ai.

Vuçiç tha se do të ngrihet një komision monitorimi për të aprë se si do të zbatohen pikat e dakordësuara.  

kurti vucici