Kosova21 Prill 2023, 15:17

Zgjedhjet në veri të Kosovës, Lista Serbe thirrje qytetarëve: Bojkotoni plotësisht procesin

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në veri të Kosovës, Lista Serbe thirrje

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, u bëri thirrje serbëve nga veriu i vendit që t’i “bojkotojnë plotësisht” zgjedhjet lokale, të planifikuara për të dielën, më 23 prill.

Lista Serbe i bënë thirrje të gjithë popullit serb që të qëndrojë i qetë të dielën dhe të mos bjerë në provokimet e regjimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, qëllim i vetëm i të cilit është dëbimi i serbëve nga veriu”, thuhej në njoftimin e Listës Serbe.

Në deklaratën e saj, po ashtu, thuhet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dëshiron t’i pushtojë komunat e veriut të Kosovës përmes “kryetarëve pushtues”. Për asnjërin prej këtyre pretendimeve, Lista Serbe nuk solli ndonjë provë që do t’i mbështeste ato.

Serbët duhet t’i shikojnë me përbuzje të gjithë ata që planifikojnë të dalin dhe të marrin pjesë në këtë proces të paligjshëm zgjedhor, që është kundër interesave të popullit serb”, tha Lista Serbe.

Të dielën e 23 prillit, zgjedhjet e parakohshme lokale mbahen në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, të gjitha të banuara me shumicë serbe. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote, që të votojnë.

lista serbe thirrje qytetarëve bojkotoni zgjedhjet