Showbiz21 Maj 2023, 12:24

Arbër Hajdari: Këtë vit kemi pasur probleme me banorët, gjithçka e nisi Olta që merrej edhe me jetën time personale

Shkruar nga Pamfleti

Arbër Hajdari: Këtë vit kemi pasur probleme me banorët,

Ish-banorët e këtij edicioni të “Big Brother VIP” kanë biseduar herë pas here brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në lidhje me komentet që opinionistët bënin gjatë “Prime”-ve.

Arbër Hajdari u shpreh mbrëmë gjatë “Post Big Brother” se gjithçka ka nisur nga Olta Gixhari, e cila ka folur në lidhje me jetën e tij.

“Ndryshe nga vjet, gjatë gjithë kohës vrisja mendjen pse këtë vit ne kemi pasur më tepër probleme me banorët. Pse ka ndodhur kjo? Kjo ka ndodhur sepse e para që filloi dhe hapi këtë valle ishte kjo, Olta Gixhari, e cila filloi e fliste për opinionistët me tema që nuk kishin lidhje fare as me programin, por me jetën time.

E dyta pastaj, filloi me Armaldon që dilte xhiro rreth e qark pishinës dhe thoshte ‘ky djali ka probleme me vendosmërinë, duhet të punojë më tepër’. Ndërkohë u shoqërua edhe nga disa banorë të tjerë, duke i dhënë të drejtë vetes se ne e kishim personale. Se ne nuk kishim çfarë të merreshim tjetër, e morëm personale me ta.

Këtu u ngatërrua koncepti i marrëdhënies që ne kishim me banorët. Sepse ne jemi këtu për të dhënë një koment, edhe kur nuk kam dashur të flas por duhet të komentoj ndonjë situatë që ka ndodhur brenda shtëpisë dhe jetën e banorëve brenda asaj shtëpie.

Unë personalisht por edhe Zhak, nuk jemi marrë kurrë me jetën e banorëve jashtë. Nuk kam pranuar kurrë të takoj asnjë prej familjarëve të tyre për aq kohë sa ata kanë qenë brenda. Kur të dalin jashtë, hajde jemi të gatshëm të takohemi me të gjithë.

Unë mendoj se këtë vit ishin banorët që na përfshinë ne, na thirrën në një lloj diskutimi që nuk mendoj se ishte i drejtë dhe ishte jashtë loje”, tha Hajdari.

Ky i fundit kujtoi edhe ish-banorët e BB VIP 1, të cilët e akuzonin se i ‘urrente’. Arbëri u shpreh se nuk ka mbajtur inate, madje ata i ka pasur duke prirë vallen te dasma e tij.

arber hajdari probleme olta gixhari