TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Shtator 2024, 11:11

As Arjola, as Erjona; Arjon Muça në ekran ka shkuar mirë vetëm me Ardit Gjebrenë

Shkruar nga Pamfleti

As Arjola, as Erjona; Arjon Muça në ekran ka shkuar mirë

Moderatori Arjon Muça ka zbuluar më shumë për marrëdhënien e tij me partneret në ekran, Arjola Shehun dhe Erjona Rusin.


Dy vitet e fundit, Arjoni bashkëprezantoi “Shqipëria Live” me Erjonën dhe antipatia deri në neveri që kishin për njëri-tjetrin, ndihej përtej ekranit.


Gjatë intervistës për “Wake Up”, Arjoni zbuloi se në fillim nuk durohej as me Arjolën dhe as me Erjonën, por më pas u bënë shokë shumë të mirë.


“Me Arjolën nuk duroheshim, edhe pse ishte ajo që më zgjodhi si bashkëprezantues, pasi ishte autore në atë kohë. Edhe me Erjonën ishte pak a shumë e njëjta gjë, me ndryshimin e vetëm që ajo dukej shumë më e ftohtë në krahasim me Arjolën. Në provën e parë ishte ajo profesionistja që tha: “Është shumë mirë ky djali”. Dhe mbeti “ky djali”. Më pas zbulova që është një nga njerëzit më gallatë pas ekranit,” -u shpreh ai.


Në fakt, Arjoni 'kimi' televizive ka patur vetëm me Ardit Gjebrenë. Për vajzat e ekranit ka qenë antipatik. Mbase dikush kërkonte protagonizmin dhe nuk i linte vend Arjonit, por edhe ai është shquar si një figurë aspak dominante në ekran.


Kujtojmë se tani, Arjoni është opinionist në emisionin “Përputhen”, por pritshmëritë nga ai janë shumë të ulëta. Pasi bukuroshi nuk ka shkëlqyer ndonjëherë as për dijet, as për elokuencën, por vetëm për një paraqitje relativisht të mirë.

arjon muca ardit gjebrea

Lini një Përgjigje