TAGS-AT E JAVËS

Showbiz29 Janar 2026, 15:22

Bjordi Mezini rrëfen prapaskenat e filmit: Luizi u dëmtua në krah

Shkruar nga Pamfleti
Bjordi Mezini rrëfen prapaskenat e filmit: Luizi u dëmtua në krah
Bjordi Mezini rrëfen prapaskenat e filmit: Luizi u dëmtua në krah

Bjordi Mezini ishte i ftuar në ‘Më prit të dielën’ si regjisor i filmit që ka si protagonist Luizin dhe Kiarën.

Bjordi thotë se nuk kishte si të mos këndonte Luizi në film:

“Luizi këndon gjatë filmit, në disa momente. Do të ishte budallallëk nga ana jonë të mos e vinim Luizin të këndonte, sepse është gjëja që ai bën më së miri,” u shpreh Mezini, duke lënë të kuptohet se muzika do të jetë një element i rëndësishëm i projektit.

Edhe pse u tregua i kujdesshëm për të mos zbuluar shumë detaje nga filmi, regjisori ndau disa prapaskena nga xhirimet, duke treguar se energjia e pashtershme e Luiz Ejllit i ka kushtuar atij edhe fizikisht. Sipas Mezin-it, Luizi ka pësuar disa dëmtime gjatë xhirimeve, si pasojë e përkushtimit maksimal dhe dëshirës për të shtuar gjithmonë më shumë veprim në skenë.

“Luizin duhet ta marrësh dhe ta kapësh si fëmijët që vrapojnë sa këtej-andej. Është vrarë shumë. Ka pasur disa skena me pengesa dhe gjatë një momenti u rrëzua, duke pësuar një çarje të thellë në pjesën e krahut,” tregoi Mezini. Ai shtoi se dëmtimi i shkaktoi Luizit probleme për rreth një javë, duke e bërë edhe veshjen e përditshme të vështirë.

“Nuk ankohej, por ishte fiks si një fëmijë që duhet t’i rrish gati në çdo moment,” u shpreh regjisori, duke e përshkruar përkushtimin e këngëtarit-aktor si maksimal.

I pyetur nëse angazhimi i Luizit dhe Kiarës në këtë film mund të ndikojë në perceptimin pozitiv që publiku ka për ta, Mezini u shpreh optimist, duke nënvizuar se dyshja ka punuar intensivisht për realizimin e projektit.

Ai la të kuptohet se suksesi i tyre nuk vihet në diskutim, pasi puna është bërë me përkushtim të plotë, ditë e natë, për të sjellë një film cilësor, duke marrë parasysh edhe kushtet reale në të cilat zhvillohet kinematografia shqiptare.

Gjatë intervistës, Bjordi Mezini foli edhe për marrëdhënien e tij profesionale me aktoren Anna Lika, me të cilën ndan jo vetëm jetën, por edhe prindërimin e një vajze. Regjisori u shpreh pa dorashka, duke pranuar se puna me Annën në skenë është shpesh e lodhshme për shkak të metodës së saj të veçantë të punës.

“Anna ka një metodë pune që mua më çmend. Para se të fillojë një skenë, është shumë e vështirë dhe ka nevojë të llastohet pak. Nga fundi i projektit, unë them ‘duhet ta heq nga puna, nuk e duroj dot’,” tha ai me nota humori.

Mezini tregoi gjithashtu se kjo ka sjellë edhe diskutime mes tyre, përfshirë faktin që Anna nuk ishte pjesë e filmit të tij të parë, për shkak se ishte shtatzënë në atë periudhë.

“Kemi pasur diskutime edhe kohët e fundit për këtë,” përfundoi regjisori.

luizi dhe kiara film demtim bjordi mezini

Lini një Përgjigje