Një akt i rëndë kërcënimi është regjistruar ndaj Elton Tozajt, pasi banesa ku ai jeton është lyer me benzinë, veprim që dyshohet se ka pasur për qëllim frikësimin dhe intimidimin e tij.
Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas një episodi tjetër serioz, ku Tozaj u dhunua në mënyrë barbare nga persona ende të paidentifikuar. Ky zhvillim i fundit e përshkallëzon më tej situatën dhe rrit shqetësimet për sigurinë e tij personale.
Sipas burimeve, lyerja e banesës me benzinë shihet si një mesazh i qartë kërcënues, që mund të paralajmërojë një përshkallëzim të dhunës. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia pritet të hetojë nëse dy episode: dhunimi fizik dhe kërcënimi ndaj banesës, janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe nëse bëhet fjalë për të njëjtët autorë. Autoritetet janë në fazën e verifikimit për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve.
Vetë gazetari ka shkruar në një story në Instagram pas ngjarjes se:
“Mund të indimidoni, kërcënoni, por kurrë nuk do mbyllni dot gojën e një gazetari të lirë në një vend të lirë!”

Lini një Përgjigje