
DJ Geek dhe Ledri Vula (ish-at e Dafina Zeqirit) janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor me këngëtaren Ya Nina.
“Çka i bone” mban titullin bashkëpunimi i tyre, me një videoklip tejet veror.
Por ndërkohë që tre artistët bënë publik projektin e tyre, Dafina nga ana tjetër ka bërë një veprim të papritur.
Ajo ka fshirë emrin e Ya Nina në një bashkëpunim të një viti më parë. Në maj të vitit të kaluar ajo solli bashkëpunimin “Nasty x See Me”.
Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe asokohe Ya Nina u vlerësua shumë për mënyrën se si u shfaq në skenë.
Por tanimë ky projekt në YouTube ka vulën vetëm të Dafina Zeqirit.

Lini një Përgjigje