
Kirurgia plastike Senera Hoxha ishte e ftuara e radhës në “PPP”, ku rrëfeu shumëçka nga tendencat më të fundit të ndërhyrjeve estetike.
Anja: Kur botoxi është i rrezikshëm?
Senera: Kur injektohet në muskujt e gabuar, kur tejkalohet me dozën, është i rrezikshëm. Ka teknika ku botoxi përdoret për ngushtimin e stomakut. Sepse të jep ndjesinë e ngopjes, pasi stomaku nuk e ha menjëherë ushqimin, se stomaku lëviz vazhdimisht gjatë gjithë jetës sonë. Kur ti e relakson pak këtë muskulin, pacientët kanë këtë ndjesinë e ngopjes dhe realisht injektohet botox në stomak për të krijuar këtë gjendje. Njihet si botoxi gastrik dhe pacientët bien nga pesha.
(min. 9:27)
Lini një Përgjigje