Showbiz 6 Maj 2023, 14:58

“E dua burrin si Luizi”, shkarkohet nga detyra gazetarja që bëri bujë në rrjetet sociale: RTSH po zhytet në batak

Shkruar nga Pamfleti

“E dua burrin si Luizi”, shkarkohet nga detyra gazetarja që

Spikerja e RTSH, Emirjada Muço, e cila u bë hit në rrjetet sociale pas deklaratës se burri i saj i ardhshëm duhet të jetë si Luiz Ejlli është shkarkuar nga puna.

Lajmin e ka dhënë vetë spikerja, e cila ka shpërthyer në kritika shumë të forta ndaj drejtuesve të këtij televizioni. Sipas saj, në RTSH janë futur disa njerëz të vegjël që po e zhysin televizionin në batak.

Nga sot zyrtarisht nuk jam më pjesë e Televizionit Shqiptar. E them me keqardhje JO sepse nga sot jam e papunë, por se ne atë ekran dhashë gjithçka kisha, madje dhe “vlerësimin” tim për fituesin e Big Brother Albania.

Ajo çka ndodhi më bëri të kuptoj dhe të reflektoj se pas ekranit të madh e publik të RTSh fshihen disa njerëz të vegjël. Ata që mezi pritën “skandalin” e madh mediatik. Kam një falënderim për të gjithë ata miliona shikues që më kanë ndjekur dhe vlerësuar në këto 19 vite karrierë, e cila u ndërpre përkohësisht nga njerëz të cilët nuk kanë bërë as 19 kronika në gjithë jetën e tyre.

Gjithsesi i falënderoj këta drejtues që më bënë të kuptoj se në ç’batak është zhytur televizioni më i madh në vend. U morën me “skandalin” tim dhe harruan SKANDALET e vërteta siç janë

Punësimet pa asnjë kriter

Vjedhjet me tendera e karburante

Bindja e verbër ndaj politikanëve të mëdhenj e të vegjël e shumë e shumë të tjera!

Në rrugëtimin tim si gazetare i kam mëshuar fort kryefjales së këtij profesioni “Fjalës së lirë”, pasqyrimit real të problematikave, kronikave në shërbim të qytetarëve e cila jo pak herë më ka penalizuar nga drejtues te Rtsh.

Rrugëtimi im vazhdon, mund ti heqësh një gazetari punën por jo penën!”, shkruan gazetarja.

Në një video që qarkulloi në rrjet, gazetarja, duke hapur edicionin informativ tha: “Para se të filloj këtë ditar, doja t’ju thoja se unë jam me Luizin. Dhe nëse do të martohem bashkeshorti im i ardhshëm duhet të jetë si Luizi”.

Kjo deklaratë ka mjaftuar që RTSH-ja ta shkarkojë nga puna.

rtsh gazetarja luizi