TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 6 Shkurt 2026, 12:56

E futën në dhomë reflektimi, Rogerti: Ky është ndëshkim sepse unë them atë që nuk doni të dëgjoni

Shkruar nga Pamfleti

E futën në dhomë reflektimi, Rogerti: Ky është

Qëndrimi i vetëm në Dhomën e Reflektimit ka sjellë reagime të forta nga Rogerti.

Gjatë një bisede në Dhomën e Rrëfimit, banori u shfaq i lodhur fizikisht dhe emocionalisht, duke e përshkruar përvojën si tepër të rëndë për t’u përballuar.

Ai theksoi se izolimi i plotë nuk i shërben aspak reflektimit dhe se përkundrazi, e çon individin drejt një përballjeje të rrezikshme me veten. Sipas Rogertit, të qëndrosh vetëm për një kohë të gjatë në atë ambient është më shumë ndëshkim sesa metodë edukimi.

Banori u shpreh se do të zgjedhë heshtjen si mënyrë për ta përballuar situatën, duke e krahasuar eksperiencën me një formë burgimi. Ai shtoi se mungesa e kontaktit njerëzor është elementi më i vështirë i kësaj prove:

“Më dhemb trupi, po nuk ka problem. Do mbyll gojën dhe do rri si në burg. Hajt me e bërë burgun me 2-3 veta të paktën, por jo vetëm. Vetëm këtu shkallon, luan mendsh. Je me veten o Vëllai i Madh, o Big Brother.

Je total me veten. Në qoftë se mendoni se kjo dhomë mua më bën të reflektoj, ju atëherë nuk më keni njohur mua në total fare, kaq. Reflektoj për mirë as nuk bëhet llaf, se normale duhet të ndalohesh pak, po në fund të fundit unë them gjëra që janë tabu, që shqiptarët nuk i thonë por vetëm i filtrojnë dhe i mbajnë në tru.

Unë e di që kam me vdekur pa e kuptuar ça është jeta, në qoftë se ju keni me bërë për ta kuptuar, është arritje e madhe”, ka thënë Rogerti, i cili dhomën e reflektimit e ka parë si ndëshkim për të, një lloj burgu dhe aspak si dhomë ku mund të qetësohej.

 

rogerti dhome reflektimi ndeshkim

Lini një Përgjigje