DJ Gimbo ka folur hapur me Selinin për një periudhë të vështirë familjare, duke treguar se ndarja e prindërve erdhi pas një kohe të gjatë ftohjeje në marrëdhënien mes tyre.
Ai shpjegoi se, ndonëse prindërit vazhdonin të jetonin në të njëjtën banesë, komunikimi mes tyre ishte minimal dhe i kufizuar në hapësira të ndara të shtëpisë. Sipas tij, kjo situatë kishte kohë që kishte krijuar tension të vazhdueshëm në familje.
Momenti që çoi në përfundimin e bashkëjetesës ndodhi pasi nëna e tij kaloi një natë tek gjyshja, për ta vizituar pas një mungese të gjatë. Kur ajo u kthye në shtëpi, babai reagoi duke i kërkuar të largohej. Pas kësaj, nëna u zhvendos përkohësisht në një banesë të familjarëve në zonën e Istogut.
DJ Gimbo tregoi se lajmin për largimin e nënës e mori nga familjarët dhe u nis menjëherë për ta takuar. Ai përshkroi udhëtimin si të turbullt, pa kujtuar detaje, ndërsa theksoi se u përpoq të fliste me të atin për ta bindur të rishqyrtonte vendimin, duke i kujtuar se familja kishte shtatë fëmijë.
Pavarësisht përpjekjeve, vendimi nuk ndryshoi dhe nëna mbeti jashtë shtëpisë. Sipas tij, kjo ngjarje shënoi ndarjen përfundimtare të prindërve dhe la pasoja të dukshme në jetën familjare.
“Ka shku mami te gjyshja, shkoi te nëna e saj se nuk e ka pa që një muaj edhe ka dashtë me ndejtë një natë, se shyqyr qe e ka hala edhe babai e kish kuptu e kish marrë veshë që mami u shku te nëna e vetë. Edhe vjen mami në shtëpi, hyn brenda…. mami edhe babi edhe që kanë jetu me një shtëpi nuk është edhe që kanë pas shumë kontakt njëri me tjetrin, njëri në sallon tjetri në kuzhinë… për shkaqe të kota. Edhe kur babi e sheh që është ardhe mami, i thotë që duhesh me dalë, edhe mami çka bën, del edhe shkon te banesa e motrës që e kam në Gjermani edhe e ka një banesë në Istog qaty afër jo larg edhe mami shkon në banesë aty.
U thashë pse çka u bë, kallxom, Gëzim më tha, babi e ka qit mamin prej shpisë, thash qysh?? Tha po, thashë okay. As nuk e di qysh kam mrri në Prishtinë, as nuk e di qysh jam shku në Istog sen s’maj në mend hiq, kurgjo. Shkova mirë boll, u mundojsha babën tem, dojsha me folë me të, me i thon mos u ngut se jemi shtatë fëmijë, i thashë mos u ngut. Më tha jo! Mami dul në banesë te motra”, i tregonte ai Selinit.
Lini një Përgjigje