TAGS-AT E JAVËS

Showbiz25 Nëntor 2025, 19:39

Vazhdon drama, çfarë ndodhi këtë herë mes Enxhit dhe Neadës

Shkruar nga Pamfleti

Vazhdon drama, çfarë ndodhi këtë herë mes Enxhit dhe

Sherri mes ish-moderatoreve të “Wake Up”, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, duket se nuk ka përfunduar me largimin e tyre nga ekrani i Top Channel, por tashmë është zhvendosur në frontin digjital.

Gjithçka nisi pas përplasjes fizike në prapaskenë, të cilat vajzat i mohuan kategorikisht gjatë transmetimit “live”.

Megjithatë, largimi i menjëhershëm i tyre nga programi i mëngjesit vetëm pak ditë më pas, ishte konfirmimi se situata ishte serioze.

Tani, një detaj i ri ka rikthyer dyshimet dhe duket se konfirmon krisjen përfundimtare: Enxhi dhe Neada nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram.

Vazhdon drama, çfarë ndodhi këtë herë mes Enxhit dhe

Ky veprim i ndërsjellë i “unfollow”-t vjen pas një periudhe të gjatë bashkëpunimi ku ato shfaqeshin kudo bashkë në rrjetet sociale.

Në kulturën e sotme online, heqja nga lista e ndjekësve konsiderohet një sinjal i qartë i ftohjes së raporteve, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë aq paqësore sa u munduan ta paraqisnin publikisht para largimit.

Lini një Përgjigje