Sipas informacioneve nga mediat e Maqedonisë së Veriut, ai ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali.
Këngëtari i njohur nga Tetova Shpat Kasapi është ndarë sot nga jeta.
Sipas informacioneve nga mediat e Maqedonisë së Veriut, ai ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali.
Lajmi ka tronditur publikun dhe komunitetin artistik shqiptar, të cilët e kujtojnë Kasapin për karrierën e tij të gjatë muzikore dhe hitet që e bënë të dashur për shumë breza.
Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.
I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.
Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.
Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.
Kasapi ka lënë pas djalin e tij, Roar me ish-bashkëshorten Selvije Jao, me të cilën u nda pas disa vitesh lidhje.
Ngushëllime familjes
vaksinat i harruat shume shpejt!
ua cfare lajmi i dhimbshem
Te Allahut jemi, dhe tek Allahu kthehemi
I qofte dheu i lehte,ti rojne cka per zemer????????????????????????????????????
Lene more allahun more injorant Muti po ngushellije njerin sic duhet se ka lan edhe njerez tjere te familjes.