Showbiz27 Shtator 2023, 13:53

E ngacmonin se ishte fëmijë i shëmtuar, ish-studentja e Oxford tani modele në OnlyFans

Shkruar nga Pamfleti

E ngacmonin se ishte fëmijë i shëmtuar, ish-studentja e Oxford

Një modele ka vendosur që t’u kthejë përgjigje të gjithë atyre që e ofendojnë në internet, duke i thënë se ‘është e shëmtuar’ dhe si “burrë”. April Opal e ka dëgjuar këtë fjali që kur ka qenë në shkollë, e për këtë arsye gjeti një mënyrë se si t’u mbyllte gojën kritikuesve.

E reja, e cila ishte në rrugën e duhur për të studiuar në Oxford, tani shet foto seksi dhe grumbullon deri në 30 mijë paund në muaj. E pavarësisht se fiton shuma marramendëse, ajo është ende në shënjestër të disa personave që e kritikojnë për pamjen e saj.

Dikur, April bullizohej në klasë, në shkollë apo edhe në vende të ndryshme ku shkonte. Ndërsa tani, 19-vjeçarja merr ofendime nga përdoruesit e rrjeteve sociale, zakonisht me llogari anonime.

E këtë javë, Opal ka vendosur që t’u përgjigjet disa prej komenteve më mizore.  Një përdoruesi të “TikTok” që e quajti atë “100 për qind burrë”, e reja iu përgjigj në mënyrën e saj tipike humoristike:

“Unë nuk kam penis. Ajo që kam është një etje e pashuar për vëmendje që vjen nga fakti që babai im u largua kur unë isha 11 muajshe në fakt. Pra, merrni saktë faktet tuaj”.

19-vjeçarja nga Middlesbrough ka thënë për “Daily Star” se mënyra e saj aktuale për të siguruar jetesën ishte diçka që nuk mund ta kishte ëndërruar kurrë.

Duke kujtuar fëmijërinë e saj sfiduese, ajo tha: “Unë nuk mendoj se do të mësohem ndonjëherë me faktin se jam paguar për pamjen time, sepse kam qenë një fëmijë vërtet i shëmtuar. Unë u ngacmova pamëshirshëm se isha një fëmijë i shëmtuar”.

E ngacmonin se ishte fëmijë i shëmtuar, ish-studentja e Oxford E ngacmonin se ishte fëmijë i shëmtuar, ish-studentja e Oxford E ngacmonin se ishte fëmijë i shëmtuar, ish-studentja e Oxford E ngacmonin se ishte fëmijë i shëmtuar, ish-studentja e Oxford E ngacmonin se ishte fëmijë i shëmtuar, ish-studentja e Oxford

onlyfans modele oxford