Showbiz27 Shtator 2023, 11:54

Gjuha e trupit, ja çfarë mësoi Kate nga Mbretëresha që Meghan nuk e mësoi dot

Shkruar nga Pamfleti

Gjuha e trupit, ja çfarë mësoi Kate nga Mbretëresha

Sjelljet e anëtarëve të familjeve mbretërore shpeshherë tregojnë se kush mund të jetë pasuesi i monarkisë. Dhe në rastin e Princeshës së Wales (Uellsit), duket se ajo e paska ndjekur me detaje jetën e mbretëreshës Elizabeth II.

Kate Middleton, sipas një eksperte të gjuhës së trupit, ka perfeksionuar një detaj që është shumë i rëndësishëm, ndryshe nga Meghan Markle. Po ashtu ajo theksoi se Middleton ka më tepër veti të një mbretëreshe.

Që kur u kthye nga pushimet e saj verore muajin e kaluar, ajo ka marrë pjesë në një gamë të gjerë angazhimesh dhe në një varg vendesh të ndryshme. Këto përfshijnë vizitën e një burgu, pjesëmarrjen në mësimet e pyjeve në një shkollë fillore, vizitën e një shoqate bamirësie për të rinjtë dhe pranimin e personelit të shërbimit në një bazë ajrore të marinës. Dhe sipas ekspertes, Judi James, në të gjitha këto vizita, Kate nuk është dukur kurrë e mërzitur apo e pa interesuar, me këdo që takon.

Judi shtoi se kjo aftësi është në kontrast të drejtpërdrejtë me Meghan, e cila ka treguar gjithmonë një stil të ndryshëm të gjuhës së trupit ndaj Kate.

“Qasja ‘mbretërore’ tek Meghan, vështirë se pranohet që ekziston. Duke ardhur nga SHBA dhe me një karrierë në aktrim, sigurisht, ajo mendoi se do t’i kishte gjetur mbretërit të ftohtë dhe pa emocione. Gjithsesi gjuha e saj e trupit, Meghan e tregon më indiferente”.

 

gjuha e trupit kate middleton