
Bashkëshortja e gazetarit të “Stop”, Klinton Zeqirajt, bjellorusja Ekaterina Dubenik, ka nisur këtë të dielë një kapitull të ri në jetën e saj profesionale, duke u bërë pjesë e rubrikës së njohur televizive “Ka një mesazh për ty” tek “E Diela Shqiptare” si mesazhiere.
Në rrjetet sociale, ajo ndau emocionet e saj:
“Një kapitull i ri në jetën time,
që mund të ndajë të gjitha këto histori emocionale: herë të trishta, e herë pafundësisht të lumtura.
Jam e lumtur që jam pjesë e diçkaje kaq të bukur, të mirë dhe pozitive si kjo rubrikë”
Faleminderit për mundësinë që të jem me ju @edielashqiptare
Ekaterina, modelja e njohur bjelloruse ka vendosur të lë vendin e saj për dashurinë në Shqipëri. Çifti është bërë i njohur për videot e tyre zbavitëse në rrjetet sociale, ku shpesh shfaqet edhe mami i Klintonit, Gushi.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje