TAGS-AT E JAVËS

Showbiz31 Korrik 2025, 12:23

E tradhëtoi me shokun e tij, basketbollisti godet pa mëshirë të dashurën (Foto + Video)

Shkruar nga Pamfleti

E tradhëtoi me shokun e tij, basketbollisti godet pa mëshirë

Pamje të rënda janë publikuar nga mediat e huaja, ku raportohet se kamerat e sigurisë së kompleksit të banesave në qytetin Natal të Brazilit, regjistruan skenën tronditëse me protagonist basketbollistin 29-vjeçar.

Igor Cabral ka gjetur një bisedë me një mik të tij në celularin e partneres së tij Juliana Garcia dos Santos dhe pasi e hodhi në pishinë, e futi në ashensor ku duket se kanë një bisedë intensive para ‘shpërthimit’.

Basketbollisti e hodhi gruan në dyshemenë e ashensorit me një grusht. Ai nuk është mjaftuar vetëm me një goditje, pasi për të paktën 30 sekonda nuk është ndalur së godituri me grusht partneren e tij duke e lënë të gjakosur.

Britmat e Julianës nxitën mobilizimin e fqinjëve të cilët thirrën policinë, e cila arrestoi atletin, i cili tani mund të përballet me shumë vite burg.

Cabral është vendosur në paraburgim të përkohshëm për të parandaluar mundësinë e arratisjes dhe pritet të akuzohet për ‘tentativë vrasjeje të grave’, një nga krimet më të rënda në ligjin brazilian.


E tradhëtoi me shokun e tij, basketbollisti godet pa mëshirë E tradhëtoi me shokun e tij, basketbollisti godet pa mëshirë E tradhëtoi me shokun e tij, basketbollisti godet pa mëshirë E tradhëtoi me shokun e tij, basketbollisti godet pa mëshirë E tradhëtoi me shokun e tij, basketbollisti godet pa mëshirë E tradhëtoi me shokun e tij, basketbollisti godet pa mëshirë E tradhëtoi me shokun e tij, basketbollisti godet pa mëshirë

igor cabral tradhtia grushta

Lini një Përgjigje