TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Mars 2025, 11:36

E trishtë/ Ekzekutohet reperi amerikan, bashkë me të edhe vajza 5-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

E trishtë/ Ekzekutohet reperi amerikan, bashkë me të edhe vajza

Një ngjarje e rëndë e ndodhur së fundmi ka tronditur industrinë e muzikës në SHBA.

Media e huaj, ‘Marca‘ raporton se artisti i njohur G$ Lil Ronnie ka ndërruar jetë në moshën 30 vjeçare në Forest Hill pasi ai u bë viktimë e të shtënave me armë zjarri.

Por tragjedia vijon më tutje kur raportohet se plumbat kanë kapur dhe vajzën e tij pesë vjeçare.

Ngjarja tragjike thuhet se ka ndodhur në një lavazh në qytet kur papritmas një automjet i bardhë iu afrua reperit G$ Lil Ronnie dhe dy burra hapën zjarr ndaj reperit.

Pas të shtënave me armë zjarri autorët u larguan me shpejtësi ngavendngjarja.

Kur shërbimet e urgjencës mbërritën, i gjetën dy viktimat pa jetë.

G$ Lil Ronnie dhe vajza e tij u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe ndihmë mjekësore nuk mundi t’u shpëtonte dot jetët atyre.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes së rëndë, mediat lokale raportuan se gjithsej janë dëgjuar afro 30 të shtëna me armë zjarri.

reperi gs lil vdekja

Lini një Përgjigje