Showbiz29 Shkurt 2024, 19:40

Erjola i përgatit hallvën e "vdekjes” çiftit lnisa-Meriton, degradon debati mes vajzave: Turp të kesh!

Shkruar nga Pamfleti

Erjola i përgatit hallvën e "vdekjes” çiftit

Erjola dhe çifti Ilnisa-Meriton kanë patur zënka e debate të shumta. Edhe pse Erjola njihej me Meritonin që jashtë, duket se kjo nuk i ka ndalur debatet mes Ilnisës dhe Erjolës.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, Erjola ka ngritur një plan ‘kurth’ për t’u shtirur si mikesha e Ilnisës, plan ky që e njohin edhe Juli me Ledjonën. Nga ana tjetër, gjatë mbrëmjes së djeshme, Erjola i ka thënë Ledjonës:

“Do i bëj një copë hallvë. E ke parasysh për çfarë bëhet hallva?! Do i them po ha hallvën tënde se ti dhe ai për mua keni vdekur si banore. Nuk do i lë të qetë, nuk do i lëtë flenë gjumë…”, tha Erjola.

Sot ajo po gatuan një hallvë dhe sigurisht nuk ka munguar nga komentet dhe batutat e banorëve të tjerë. Egla ka thënë se ndoshta do gatuhet një hallvë për çdo eleminim, teksa Ilnisa i ka kërkuar shpjegime Erjolës. 

“Natën kur pashë klipin u preka. E patë reagimin tim. U ula me ty, më dole në shteg. Vura veten në një test, e di që deri dje nuk e kishe kuptuar afrimitetin tim me ty. Unë u afrova me ty për të të vënë në lojë ty dhe Meritonin. Një person që u prek, iu cënua burrëria… Ti ma jep dorën për lojë, sapo i thashë Julit që ti përdor vajzat. Hakmarrjen do të ta servir në një pjatë të ftohtë… Si lojtare s’do ta bësh gjumin rehat, si banore po iki të ta ha hallvën. Figurativisht, për mua ke vdekur…”, u shpreh Erjola.

Ndërsa Ilnisa i është kthyer ashpër për këtë veprim duke thënë se kjo që bëre është e turpshme.

"Një fytyrë si e jota del në ekran”, i drejtohet Ilnisa-Erjolës.