
Festivali i Fundvitit në RTSH këtë vit do të mbajë ‘firmën’ e gazetarit Ervin Kurti. Mësohet se ai do të jetë autori kryesor i spektaklit më të madh muzikor të fundvitit në Shqipëri.
Në anën tjetër, për imazhin publik dhe komunikimin me median është angazhuar Olti Curri, i cili do të drejtojë zyrën e PR, duke sjellë eksperiencën e tij shumëvjeçare në marrëdhënie me publikun dhe botën e showbiz-it.
Më herët ‘Pamfleti’ shkroi edhe për garën interesante lidhur me prezantesen e Festivalit. Dy emra përfliten deri tani: Luana Vjollca dhe Arbana Osmani. Por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.
Lini një Përgjigje