
Moderatorja e spektaklit të humorit ‘Portokalli’ Xhemi Shehu feston sot ditëlindjen e saj.
Ajo ka mbushur plot 40-vjeç. Mikja e saj e zemrës Arbana Osmani si çdo vit ka vazhduar traditën duke trokitur në derën e shtëpisë së Xhemit sapo akrepat kanë shënuar 00:00
Miqësia e dy moderatoreve ka lindur prej vitesh tashmë, ku në çdo dalje publike e jo vetëm ato shihen në shoqërinë e njëra tjetrës.
Ka qënë regjisori Eduart Grishaj ai i cili ka filmuar ‘surprizën’ traditë të mikeshave të ngushta, ku sigurisht nuk ka munguar as këtë vit.
Videon Arbana e shoqëroi edhe me një postim, ku shkruante: “Vitet kalojnë dhe fillon skleroza dalëngadalë, prandaj harron dhe habitet që i shkoj çdo vit surprizë përditëlindje në mesnatë”, batutë që indinjoi ndjekësit, të cilët mund të kenë familjarë që vuajnë nga skleroza dhe nuk e panë aspak si shaka.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje