TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Janar 2025, 11:35

Gjesti flirton me Eglin, Xheneta përlotet sapo dëgjon këngën e tij

Shkruar nga Pamfleti

Gjesti flirton me Eglin, Xheneta përlotet sapo dëgjon këngën

Gjesti, është eliminua para një jave pas një televotimi kokë më kokë me Drilon Ramën, në bazë të avantazhit të Leonardos si kapiten i javës. Megjithatë, ai nuk ka qëndruar për shumë kohë jashtë ekranit. Pas daljes, Gjesti iu bashkua shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania.

Banorët e edicionit kosovar të Big Brother nuk janë ende në dijeni për këtë zhvillim, ndërsa Xheneta, e cila krijoi një lidhje të ngushtë me Gjestin brenda shtëpisë, ka vazhduar të ndiejë mungesën e tij. Gjatë një momenti kur u vendos një nga këngët e tij, Xheneta është parë e mërzitur dhe me lot në sy.

Ajo ka pyetur disa herë për Gjestin, por deri tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga produksioni. Mungesa e tij duket të ketë lënë një boshllëk te Xheneta, që po e përjeton si një humbje të madhe.

xheneta lot gjesti

Lini një Përgjigje