TAGS-AT E JAVËS

Showbiz27 Gusht 2025, 10:09

Jozi publikoi foto me të dashurën e re, Loredana: I uroj gjithë të mirat

Shkruar nga Pamfleti

Jozi publikoi foto me të dashurën e re, Loredana: I uroj gjithë

Marrëdhënia mes Loredanës dhe Jozit, e cila lindi në Big Brother, ka patur ulje e ngritje që në krye të herës.

Dinamika e tyre brenda shtëpisë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe media, por si qëndron situata mes tyre pas përfundimit të spektaklit?

Në një intervistë për ‘Revista Who’, e pyetur për këtë raport, Loredana është shprehur prerazi se nuk ka më interes t’i rikthehet asaj historie, duke e konsideruar të mbyllur.

‘Ajo është një histori që ndodhi, të gjithë e gjithë e panë çfarë ndodhi, si ndodhi. Është një e shkuar së cilës nuk dua t’i rikthehem. Megjithatë, i uroj gjithë të mirat’- u shpreh ajo.

Kujtojmë se kohë më parë, teksa ishte i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, Jozi ka folur për Loredanën.

‘Asgjë, ka marrë një rrugë jo të mirë mendoj unë’– ishte deklarata e Jozit, që më pas u ironizua nga vetë Lori.

Po në atë intervistë, Jozi pranoi se është në një lidhje dashurie.

“Po, jam. Vërtet, prej disa kohësh. Nuk është pjesë e ekranit, nuk ka lidhje. Është shqiptare,” tha ai, duke sugjeruar se partnerja e tij është jashtë vëmendjes mediatike.

Ndërsa pak ditë më parë Jozi publikoi foto me partneren e tij bionde, duke konfirmuar tashmë lidhjen e konsoliduar.

Jozi publikoi foto me të dashurën e re, Loredana: I uroj gjithë

jozi loredana

Lini një Përgjigje