Showbiz 2 Mars 2024, 21:07

“Ke mendjen te ndeshja e ish-it”, Sara i nxjerr Rozës sekretin që di nga jashtë

Shkruar nga Pamfleti

“Ke mendjen te ndeshja e ish-it”, Sara i nxjerr Rozës sekretin

Debati mes Bardhit dhe Rozës në Big Brother Vip, ka përfshirë edhe Sarën.

Pasi Roza i tha Bardhit se nuk ka t*stikuj pasi nuk mbron partneren e vet (referuar situatave me Ilnisës dhe Meritonin), Sara i është përgjigjur Rozës duke i thënë se i ka dhe ia prek çdo natë t*stikujt, ndërsa debati mes tyre ka vazhduar.

Roza i ka përmendur Sarës ish-in nga jashtë (boksierin), teksa është shprehur: “Ty të lumtë moj vajzë që ke këtë (Bardhin) këtu dhe mendjen te ndeshja e ish-it”

Pas kësaj fjalie të Rozës, Sara i është përgjigjur banores me të “njëjtën monedhë”, duke i përmendur po ashtu një histori nga jashtë, teksa e ka paralajmëruar që di shumë histori për të, edhe me personazhe publikë.

big brother vip