TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Mars 2024, 20:38

Ermal Mamaqi tregon situatën e sikletshme në Zvicër: Ami u arrestua në aeroport

Shkruar nga Pamfleti
Ermal Mamaqi tregon situatën e sikletshme në Zvicër: Ami u
Ermali dhe Ami

Aktori Ermal Mamaqi ka rrëfyer një situatë të sikletshme që i ka ndodhur në aeroportin e Zvicrës bashkë me partneren e tij Amarda Toskën dhe fëmijët e tyre.

I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, aktori tregon se Amin bashkë me fëmijët i ka ndaluar policia dhe i ka mbajtur për tre orë.

Shkak i situatës së papritur që e shqetësoi, është bërë një pistoletë lodër për të cilën aktori ndër të tjera tregoi se u detyrua të paguante 1200 franga gjobë.

Ester Bylyku: Cili ka qenë momenti më i vështirë që ke kaluar me djalin tënd, Joelin, gjatë xhirimeve të filmit “2 Gisht Mjaltë”?

Ermal Mamaqi: Gjatë xhirimeve nuk kemi pasur, por mund të them një pas xhirimeve. Në film kemi përdorur një pistoletë lodër, që duket si e vërtetë. Joeli më kërkoi ta merrte me vete kur po kthehej në Shqipëri, dhe e lejova. Në aeroport ia gjejnë, dhe kanë ndaluar Amin së bashku me dy fëmijët. I kanë mbajtur 3 orë duke i pyetur dhe duke u sqaruar. Si përfundim, i lanë të lirë, por morëm 1200 franga gjobë, sepse nuk lejohet që në aeroport të kesh asgjë që ngjan me armë, edhe nëse ato janë lodra.

ermali ami arrestim

Lini një Përgjigje