TAGS-AT E JAVËS

Showbiz25 Nëntor 2025, 15:29

Keisi do iki kur të martohet? Sabiani: Do marr dhëndrin mbrëma

Shkruar nga Pamfleti

Keisi do iki kur të martohet? Sabiani: Do marr dhëndrin mbrëma

Marrëdhënia e fortë mes Sabianit dhe vajzës së tij, Keisi, është diçka që dihet ndërkombëtarisht.

Babë e bijë ishin të ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, ditën e djeshme.

Këngëtari zbuloi pritshmëritë që ka për dhëndrin e ardhshëm dhe reagoi me të qeshura kur u pyet për ditën që Keisi mund të largohet nga shtëpia.

Gjatë bisedës, Sabiani tha se e vetmja gjë që pret nga partneri i ardhshëm i vajzës së tij është që ai të jetë njeri i mirë: simpatik, i përgjegjshëm dhe i përkushtuar ndaj familjes.

Ai theksoi se për të janë të rëndësishme vlerat njerëzore dhe jo aspektet e jashtme apo profesioni.

Kur moderatorja e pyeti se si ndihet teksa mendon që një ditë Keisi mund të martohet dhe të mos jetojë më me të, këngëtari u përgjigj me batutë, duke shkaktuar të qeshura në studio:

“Nuk e mbaj mendjen fare! Ose do të marr ndonjë dhëndër brenda dhe hajde! Do ta bëjmë një zgjidhje!”

sabiani keisi dhendri

Lini një Përgjigje