
Kejvina Kthella u bë e njohur për publikun shqiptar si modele në emisionin ‘Xing me Ermalin’, modele Instagrami e në fund si ish-banore në Big Brother Vip 2, ku u bë e famshme edhe për përjashtimin nga shtëpia, si pasojë e shpullës së famshme të saj ndaj Luiz Ejlit.
Që atëherë modelja nuk është shfaqur në dalje televizive, duke u shkëputur kështu nga bota e televizionit dhe ekranit. Madje menjëherë pas eliminimit ajo u zhduk edhe nga rrjetet sociale, për t’u rikthyer përsëri me një paqe virtuale me Luizin.
E pas kësaj eksperience aspak të lehtë që modelja kaloi, ajo ka njoftuar vendimin e papritur. Në një njoftim në InstaStory, ajo tregon se ka hequr dorë nga mediat shqiptare, pasi synimi i saj tashmë janë të huajat.
Madje, ajo tregon se publiku do ta shikojë me projekte të reja nga një tjetër cep i botës, por s’dimë nga ku. Duket se këtë informacion do ta mësojmë në vazhdim.
“Përshëndetje, miq! Duke falënderuar të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët, dua t’ju njoftoj publikisht, siç edhe ua kam komunikuar privatisht: Kam hequr dorë nga mediat shqiptare. Kjo për zgjedhje profesionale dhe personale. Faleminderit çdo personi që punon në media dhe në çdo dalje timen më ka trajtuar me dashuri. Ndërsa me ju publik, bashkë do shihemi por nga një cep tjetër i botës.”- shkruan Kejvina.