TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Dhjetor 2023, 12:43

Kim Kardashian e tepron sërish me photoshopin, publikon foton me gjashtë gishta në një dorë

Shkruar nga Pamfleti

Kim Kardashian e tepron sërish me photoshopin, publikon foton me

Nëse ka diçka për të cilën familja Kardashian komentohet më së shumti është fakti që herë pas here dështojnë me photoshop-in.

Sigurisht ato përpiqen të duken sa më mirë në postimet e rrjeteve sociale dhe për ta bërë këtë, programet e modifikimit janë një “mjet” i nevojshëm, megjithatë mund të shndërrohen edhe në burim ironie dhe meme-sh për ndjekësit.

Në një nga fotot e saj të fundit, për festën e Krishtlindjes Kim është fotografuar krah vajzës së saj, në foto duket sikur ka 6 gishta.

Në fakt, në një vështrim të parë, 43-vjeçarja mund të shihet sikur po shtrëngon duart, ndërsa buzëqesh me North West.

Ndjekësit e saj, megjithatë, analizuan çdo detaj dhe vunë re se fotografia kishte një gabim në përpunim dhe duket sikur ka 1 gisht tepër.

kim kardashian photoshop

Lini një Përgjigje