Showbiz13 Mars 2023, 10:46

Lady Gaga surprizon me gjestin ndaj fotografit, po aq sa habit me veshjen transparente

Shkruar nga Pamfleti

Lady Gaga surprizon me gjestin ndaj fotografit, po aq sa habit me veshjen

Lady Gaga surprizoi me gjestin e saj human ndaj një fotografi. Teksa po ecte të dielën në tapetin e kuq të Oscars 2023 , këngëtarja e “Poker Face” nxitoi për të ndihmuar një fotograf i cili u rrëzua pas saj.

Ai po përpiqej të kapte  një foto të Gaga-s, përpara se të humbiste ekuilibrin dhe të përplasej në tokë. Gaga, e tronditur, bërtiti përpara se të vraponte për të ndihmuar fotografin, teksa ai u ngrit shpejt në këmbë.

Pasi kuptoi se ishte mirë, këngëtarja, fituese e Oscarit, u kthye në ngjarjen kryesore, ndërsa të pranishmit vlerësuan gjestin e saj të këndshëm.

Gaga surprizoi me një fustan të zi me një bluzë të tejdukshme korse dhe një fund që niste poshtë vitheve, duke lënë të pasmet tërësisht të dukshme. Ajo e shoqëroi veshjen me bizhuteri të Tiffany & Co, duke përfshirë një gjerdan me diamant, një byzylyk dhe një palë vathë të thjeshtë diamanti.

Ylli i pop-it, i cili performoi “Hold My Hand” në ceremoninë e mbushur me yje, e kompletoi pamjen me buzëkuq të kuq me shkëlqim, grim të errët të syve dhe një gërshet ‘kurriz peshku’, por doli fare pa grim gjatë performancës së këngës dhe dukej shumë mirë.

Paraqitja e saj erdhi si befasi , duke pasur parasysh faktin se producenti ekzekutiv i Oscars dhe drejtuesi i shfaqjes, Glenn Weiss më parë pretendoi se Gaga do të mungonte në shfaqjen e çmimeve për shkak të orarit të saj të xhirimeve për “Joker: Folie à Deux”.Lady Gaga surprizon me gjestin ndaj fotografit, po aq sa habit me veshjenLady Gaga surprizon me gjestin ndaj fotografit, po aq sa habit me veshjenLady Gaga surprizon me gjestin ndaj fotografit, po aq sa habit me veshjen Lady Gaga surprizon me gjestin ndaj fotografit, po aq sa habit me veshjenLady Gaga surprizon me gjestin ndaj fotografit, po aq sa habit me veshjen

lady gaga transparente fotografi