TAGS-AT E JAVËS

Showbiz25 Nëntor 2025, 15:52

Lanë fëmijët vetëm në shtëpi, Totti dhe partnerja e re në telashe me drejtësinë

Shkruar nga Pamfleti

Lanë fëmijët vetëm në shtëpi, Totti dhe partnerja

Francesco Totti dhe partnerja e tij, Noemi Bocchi, duket se janë në telashe, pasi kanë lënë fëmijët e vegjël në shtëpi vetëm, pa praninë e dados nga ora 21:00 deri në mesnatë, për të darkuar jashtë.

Mediat italiane shkruajnë se çifti i njohur u vendos në shënjestrën e Prokurorisë së Romës, e cila pas një hetimi të gjatë për braktisje të miturisht vendosi të arkivojë çështjen. Pas hetimeve të kryera rezultuan se tre fëmijët e çiftit, vajza më e vogël e ish-kapitenit të Romës dhe 2 djemtë e Noemit, në të vërtetë nuk kaluan asnjë rrezik gjatë atyre 3 orëve.

Mbrëmja për të cilën është bërë edhe hetimi ishte e datës 26 maj 2023 dhe në atë kohë vajza e Tottit ishte 7 vjeçe, ndërsa djemtë e Noemit, 9 dhe 11 vjeç.

Sipas prokurorisë, vajza e ish-futbollistit kishte në dispozicion një telefon celular që e lejonte të ishte në kontakt me të atin për çdo rast e për më tepër ajo nuk ishte vetëm në shtëpi duke qenë se me të ishin edhe fëmijët e Noemit që mund të kërkonin ndërhyrje në rast nevoje.

Por jo vetëm kaq, edhe dadoja e çiftit u hetua me akuzën për braktisje të miturish, por edhe për të Prokuroria kërkoi arkivim. E megjithatë kjo çështje nuk është ende e mbyllur sepse është ish-bashkëshortja e Francesco Totti, Ilary Blasi që ka një tjetër opinion për këtë ngjarje me këtë të fundit që doli kundër arkivimit të çështjes.

Sipas Blasit, atë mbrëmje, vajza i ishte besuar Tottit duke ditur për problemet me frymëmarrjen të vogëlushes, por pavarësisht kësaj, Totti, gjithnjë sipas Ilary Blasi, preferoi të shkojë në restorant dhe duke mos u shqetësuar që të lërë në shtëpi një dado që të kujdesej për vajzën. Tani do të jetë një gjykatës për hetimet paraprake ai që do të vendosë se kush ka të drejtë.

Në këtë mënyrë, shtohet një kapitull i ri në përplasjet mes Francesco Tottit dhe Ilary Blasi të krijuara që nga momenti i parë i ndarjes mes tyre.

Por çfarë ndodhi në 26 majin e 2023?

Francesco Totti dhe Noemi dolën për në restorant. Gjatë mbrëmjes, nëna e Ilary mori në telefon vogëlushen  dhe kupton se nuk ka asnjë të rritur në shtëpi. As dadoja nuk ishte. Kështu që u lajmërua policia  që të kontrollonte situatën. Por ish kapiteni u lajmërua përpara se të shfaqej makina e policisë dhe ai që e lajmëroi ishte Vito Scala ‘krahu i djathtë’  i Tottit që në hapat e para të tij te Roma, vetë Scala u njoftua nga një drejtues i Romës, që mori sinjalizim nga vetë policia. Kur policia shkoi në vend gjeti dadon në shtëpi, por kjo e fundit kishte hyrë në shtëpi vetëm pak minuta para, pas një kërkese të çiftit.

Versioni i dados u përgënjeshtrua menjëherë nga një video që u regjistrua nga tre fëmijët gjatë 3 orëve që ishin në shtëpi dhe në atë video nuk shfaqet asnjë tjetër përveç tyre. Sipas Ilary Blasit, ky ndërtim i ngjarjes tregon se Totti nuk u shqetësua për vajzën dhe se nxiti dadon të gënjente

francesco totti femijet telashe

Lini një Përgjigje