
Robbie Williams ka zbuluar për herë të parë arsyet e ndarjes së tij nga ‘Spice Girl’ Geri Halliwell 23 vjet më parë.
Në serialin dokumentar “Robbie Williams”, i cili do të publikohet më 8 nëntor në Netflix, regjistrohet karriera e tij solo 25-vjeçare. Në dokumentar, Williams kujton të kaluarën e tij dhe reflekton mbi jetën e tij personale, duke e përshkruar marrëdhënien e tij me Halliwell si “magjike”.
Gjatë lidhjes së tyre, ‘Spice Girls’ dominuan botën e muzikës, sidomos falë hitit të tyre “Wannabe”, i cili i bëri ato një fenomen për fansat e tyre.
Në vitin 1996, Williams u largua nga ‘Take That’ për të ndjekur një karrierë solo dhe përmes muzikës, polemikave dhe shfaqjeve të tij skenike, ai arriti sukses të rëndësishëm si artist solo, duke tejkaluar arritjet e tij me grupin.
Në të njëjtin dokumentar, Robbie Williams pranon se ishte jashtëzakonisht i lumtur me Gerin, por tregon edhe arsyen që zgjodhi t’i jepte fund lidhjes.
Pas tre muajsh së bashku, ai vendosi të ndahej me të, thotë ai, për shkak të një paparaci. Ai hapi thashetheme për Gerin, sikur ishte kjo e fundit që lajmëronte gazetarët kudo ku shkonte me Robbie-n. Këto fjalë shqetësuan shumë këngëtarin, duke sjellë edhe fundin e marrëdhënies.
Lini një Përgjigje