TAGS-AT E JAVËS

Showbiz27 Janar 2026, 14:17

Luana Vjollca ‘në gjurmët’ e Alketa Vejsiut: dalja në kopertinën e revistës prestigjoze një mashtrim

Shkruar nga Pamfleti

Luana Vjollca ‘në gjurmët’ e Alketa Vejsiut: dalja në

Publikimi i një interviste të Luana Vjollcës, e prezantuar si ekskluzive për revistën prestigjioze L’Officiel, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, pas ngritjes së dyshimeve mbi vërtetësinë dhe statusin real të botimit.

Sipas materialit të shpërndarë, Luana Vjollca rrëfen rrugëtimin e saj mbi dy dekada në ekran, filozofinë e suksesit, lindjen e brand-it të saj, lëvizjen “Thuaje” dhe vizionin e saj si sipërmarrëse dhe ikonë stili.

Megjithatë, ky duket si një ‘film i parë’, ngjashëm me rastin e Alketa Vejsiut, ku personazhe publike paguajnë për t’u paraqitur në platforma që përdorin emra të ngjashëm me revista ndërkombëtare, pa pasur lidhje zyrtare me to.

Luana Vjollca ‘në gjurmët’ e Alketa Vejsiut: dalja në

Domain-i lofficieluk.com nuk përfaqëson zyrtarisht revistën franceze L’Officiel, dhe faqet e tilla operojnë kryesisht nga Dubai, duke krijuar konfuzion tek publiku.

Ky rast rikthen në vëmendje edhe një situatë të ngjashme në Shqipëri: në nëntor të vitit 2023, moderatorja Alketa Vejsiu publikoi një kopertinë që pretendonte të ishte nga Forbes UK. Pas verifikimeve nga ‘Pamfleti’, u zbulua se revista nuk kishte asnjë lidhje me faqen e publikuar, ndërsa artikulli ishte firmosur vetëm nga “Forbes Staff”.  

Me një klikim shumë të thjeshtë në internet, zbulon se L’Officiel UK nuk e ka fare në faqet e saj Luana Vjollcën, e aq më pak në kopertinë. Në ballinë gjendet lajmi për ndarjen nga jeta të stilistit të famshëm Valentino, ndërsa kur kërkon për Luanën ‘tonë’, nuk gjen asgjë.

Luana Vjollca ‘në gjurmët’ e Alketa Vejsiut: dalja në Luana Vjollca ‘në gjurmët’ e Alketa Vejsiut: dalja në

Rasti i Alketës ishte një mashtrim nga të ‘vetëquajturit’ gazetarë, ndërsa nuk dihet nëse edhe Luana është mashtruar, apo ka qenë e vetëdijshme dhe u përpoq të mashtrojë publikun?! /Pamfleti

 

luana vjollca alketa vejsiu mashtrim kopertine

Lini një Përgjigje