Showbiz 3 Mars 2024, 16:50

Luizi rikthehet në Big Brother? Ja data kur këngëtari pritet të bëhet sërish pjesë e programit

Shkruar nga Pamfleti

Luizi rikthehet në Big Brother? Ja data kur këngëtari pritet

Fituesi i Big Brother Vip Albania 2, Luiz Ejlli ka habitur fansat me deklaratën e tij të fundit.

Gjatë një koncerti këngëtari ka surprizuar të pranishmit duke thënë se:

“ Më 16 mars do të futem në Big Brother”.

Nuk dihet nëse Luizi do të hyjë sërish si konkurent apo do të befasojë ndonjë nga banorët e shtëpisë, por e sigurt është se shkodrani do të bëjë që fansat të nguliten përpara ekranit në pritje të tij.

Kujtojmë se Luizi dhe Kiara janë në pritje të një bebusheje që do të vijë sëshpejti në jetë.

luizi big brother