Showbiz 3 Mars 2024, 16:41

"Gjoks i madh apo i ngritur?", ja çfarë këshillon kirurgia plastike! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

"Gjoks i madh apo i ngritur?", ja çfarë këshillon

E ftuar në podcasting “PPP” ishte këtë të diel kirurgia plastike Senera Hoxha. Ajo shpjegoi se sa e rëndësishme është që pacientet të dëgjojnë këshillën e ekspertes dhe të mos shkojnë në çdo lloj vendi që pretendon se kryen këtë ndërhyrje:

Anja: Ti këshillon më shumë një gjoks të madh apo të ngritur?

Senera: O çfarë pyetjeje! Unë këshilloj një gjoks në proporcion me përmasat e pacientes. Një gjoks i ngritur, jo shumë i madh (sepse nuk është as i shëndetshëm), por një gjoks ku të mendosh "E ka bërë apo nuk e ka bërë?"

Anja: Cila teknikë këshillohet më shumë: fillers, protezë apo mbushje me dhjamin e vet pacientes?

Senera: Shumë faleminderit që ma bën këtë pyetje. Nuk ekziston asnjë mbushës i çertifikuar për gjoksin. Nëse aplikohen, janë të jashtëligjshme dhe bëhen në kurriz të pacientes. Asnjë kompani nuk ta jep produktin për injektim. Vajza mos injektoni fillers në gjoks. Ky produkt nesër mund të kthehet në kancerogjen dhe nuk ka mënyrë se si ta heqim.

ppp