Showbiz 3 Mars 2024, 16:04

“Ta teprosh me ndërhyrjet estetike është sëmundje mendore”, kirurgia plastike flet “pa dorashka” në ‘PPP’ (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Ta teprosh me ndërhyrjet estetike është sëmundje

Kirurgia plastike Senera Hoxha tregoi për “PPP” arsyen pse teprohet aq shumë me ndërhyrjet estetike dhe përgjigja do ju lërë pa fjalë.

Anja: Pse teprohet me ndërhyrjet estetike? Nga vjen kjo?

Senera: Kjo ndodh nga një sëmundje mendore që quhet 'body dismorphic syndrome', kur njeriu e sheh veten ndryshe nga ç'është.

Anja: Ndoshta harrojnë si kanë qenë?

Senera: Jo, problemi janë rrjetet sociale. Ne sot nuk postojmë një foto pa filtra, edhe kur dukemi shumë mirë. Ky është një ndryshim realiteti. Kur dalim para pasqyrës nuk na pëlqejnë gjërat dhe këtë gjë e kërkojmë nga të gjithë njerëzit që merren me kurimin e pamjes sonë, derisa arrijmë të zhbëjmë atë që jemi. Humbasim identitetin.

Anja: Problemi është që nuk ngjajnë bukur, ngjajnë shumë shëmtuar

Senera: Nuk e kanë fajin vetëm pacientet, por edhe ata që nuk dinë të thonë "jo". Sepse një mjek i suksesshëm dhe parimor duhet të dijë të thotë "jo". Nëse ne fillojmë të themi "jo", zbusim trendin./ (Min.10:27 deri 13:07)

ppp