
Natën finale të Big Brother VIP2, këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito lidhën martesën në një ceremoni madhështore në Bashkinë e Tiranës, ku kryebashkiaku i shpalli burrë dhe grua.
Por duket se kjo martesë ka qenë jo reale. Pak ditë më parë Luizi ka ndryshuar një biznes në QKR dhe ajo çfarë shkruhet në dokumentacion është edhe gjendja civile, ku Luizi rezulton beqar.
Kjo do të thotë që Luizi dhe Kiara nuk janë zyrtarisht të martuar. Pra çifti paska gënjyer të gjithë fansat e tyre duke dhuruar një show televiziv duke qenë se çdo gjë bëhet për "klikime".