TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Prill 2026, 15:05

Mateo në finale, Brikenës i ‘zgjohen’ ndjenjat: Të dua

Shkruar nga Pamfleti
Mateo në finale, Brikenës i ‘zgjohen’ ndjenjat: Të
Mateo dhe Brikena

Këtë të enjte mbi shtëpi është ngritur një dron dedikuar Mateos nga Brikena, e cila brenda shtëpisë ka qenë shumë e rezervuar në shprehjen e ndjenjave.

Mesazhi i shkruar në dron “Të dua, të pres me fitore” ka bërë që Mateo të dalë menjëherë në oborr, i dukshëm i prekur dhe i emocionuar nga surpriza e papritur.

Brikena, e cila u eliminua në gjysmëfinalen e “BBVA”, nuk arriti ta përmbyllë rrugëtimin e saj deri në fund të spektaklit, por duket se lidhja e saj me Mateon ka vazhduar edhe jashtë shtëpisë.

Në daljen e saj në “Big Brother VIP Fan Club”, ajo ka lënë të kuptohet se ndjenjat kanë marrë përparësi ndaj lojës dhe çmimit të madh.

“Unë nuk dola e humbur nga ai program, përkundrazi, fitova dashurinë”, është shprehur Brikena, duke theksuar se eksperienca për të ka pasur një vlerë personale më të madhe sesa gara.

Ajo ka zbuluar gjithashtu se ka komunikuar me familjarët e Mateos, duke shtuar se marrëdhënia e tyre gëzon mbështetje nga të dyja palët.

“Familja ime e do shumë Mateon dhe mezi presin ta takojnë”, ka thënë ajo, pavarësisht se me ‘dajën’ e saj, banori kishte patur përplasje.

Tashmë, publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të mëtejshme për këtë çift që ka tërhequr vëmendjen e madhe të ndjekësve të formatit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

mateo brikena dron

Lini një Përgjigje