Raporti mes Brikenës dhe Mateos ishte një nga temat kryesore të diskutuara në Prime-in e fundit të “Big Brother VIP 5”.
Gjatë ditëve të fundit, Mateo ka tentuar t’i rrëmbejë një puthje Brikenës, ndërsa një moment emocional u shënua kur kjo e fundit u përlot në dhomën e rrëfimit.
Për këtë situatë reagoi edhe familja e Brikenës. Në një lidhje telefonike në “Fan Club”, kushërira e saj, Jennifer Osmani, u shpreh se familja i mbështet të dy, por theksoi se Brikena nuk ndihet ende gati dhe shfaq pasiguri për shkak të kamerave dhe ekspozimit publik.
“Duket që Brikena nuk është shumë gati dhe pak pasiguri se si shihet jashtë. Është ngarkesa e ditëve që e kanë bërë që ta marri më personale atë gjë. Mateon nuk e gjykojmë si familje dhe i mbështesim të dy. Për që ne jemi gati. Mua personalisht, reagimi i Mateos mu duk si diçka organike. Mashkulli insiston ta marrë një puthje, por Brikena nuk është gati. Ne besojmë në dashurinë e tyre. Mateo është një djalë shumë i mirë dhe i respektuar, lumë familja që e ka. Brikena e ka pak problem pjesën e kamerave dhe nuk është mësuar të ketë një lidhje në publik. Mendoj se është pak e pasigurt. Çfarëdo të ndodhë, ne jemi pro.
Brikena ka qenë single është edhe jashtë. Për diçka që ka bërë më herët, nuk duhet ta gjykojmë. Unë jam rritur me të. E njoh Brikenën shumë mirë. Këto pasiguri i ka edhe në jetën reale. Siç është në Big Brother, është edhe jashtë”, u shpreh kushërira e Brikenës.
Lini një Përgjigje