TAGS-AT E JAVËS

Showbiz22 Mars 2026, 11:53

Përçahet miqësia 'Mambo'? Gimbo sulmon Mateon për Selinin: Shoku i mirë tregohet kur…

Shkruar nga Pamfleti
Përçahet miqësia 'Mambo'? Gimbo sulmon Mateon
Gimbo

Raporti mes Selin dhe Mateos duket se është krisur pas daljes së Gimbos nga shtëpia të martën, duke sjellë tensione të reja mes banorëve.

Ish-banori, i pranishëm në studio, ka ndjekur drejtpërdrejt debatin mes partneres së tij dhe mikut, ndërsa nuk i ka kursyer kritikat ndaj Mateos për sjelljen e tij pas largimit nga shtëpia.

“Mirë do ishte që ato muhabete t’i fliste kur të isha dhe unë aty. Mateo ka vepruar shumë keq në këto situata. E kam parë më mirë kur kam dalë jashtë. Edhe nëse thotë që e ka mbështetur Gimbon, ta tregonte këtë gjë edhe pas daljes së tij. Shoku i mirë tregohet edhe kur nuk është me ty.

Sa kam qenë unë brenda, nuk ka pasur asnjë flirtim. Ndoshta ka pasur raste që Mateo mund të ketë dashur të bënte ndonjë gjest, por ka qenë para se të hyja unë në shtëpi”, tha Gimbo në studio.

 

Lini një Përgjigje