
Audienca në Instagram për pjesëmarrësit në “Big Brother Vip” është kthyer në një qëllim kryesor për ata që vendosin të bëhen pjesë e formatit.
Teksa Luizi prej kohësh ka mbajtur fronin si personi më i klikuar dhe i ndjekur në rrjetet sociale, lëvizje ka pasur dhe në audiencën e konkurentëve të tjerë që kanë qenë aleatë apo kundërshtarë të tij në lojë.
Kiara duket se po njeh një rënie të pandalshme kohët e fundit e kjo ndikuar nga loja e saj brenda shtëpisë dhe mospëlqimit të sjelljes së saj nga publiku.
Eksperti i IT-së Tomi Kallanxha, deklaroi se gjatë marsit Kiara ka patur dhe vazhdon të ketë një rënie të audiencës, por e kundërta ka ndodhur me Oltën.
“Të gjithë individët që janë brenda, që shoqërojnë Luizin dhe bëhen faktorë me Luizin, vjen një moment i caktuar që shkëputet Luizi dhe bie audienca. Si në rastin e Jorit, që kur ishte me Luizin shkoi lart ,dhe tani që nuk ka më kimi mes tyre, është kthyer në rënie audienca e Jorit. Kiara është në rënie, popullariteti i Kiarës me situatat që ka bërë brenda. Olta ka filluar të fitojë audiencë, mund t’ia ketë kaluar këto 15 ditë mars Kiarës. Ermiona ka pasur një ngjitje të madhe në një moment para se të dilte, ndoshta doli në momentin e gabuar.” -u shpreh Tomi Kallanxhi.