TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 3 Prill 2026, 18:25

Mesazhi surprizë në BBVA nga daja i Brikenës, si e priti Mateo (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Mesazhi surprizë në BBVA nga daja i Brikenës, si e priti Mateo
Mateo i BBVA

Një momente emocionues është regjistruar ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” për Brikenën. Teksa banorët po qëndronin në oborr, një dron ka sjellë një mesazh mbështetës nga daja i saj, Gëzimi, i cili ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i treguar mbesës së tij se e ndjekin dhe e mbështesin.

Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte fakti se mesazhi nuk i drejtohej vetëm Brikenës, por përfshinte edhe Mateon, duke lënë të kuptohet qartë se familja e miraton raportin e tyre të krijuar brenda shtëpisë.

“Do e pimë kafen me Mateon...”, shkruhej ndër të tjera në banderolën e ardhur nga ajri, një detaj që e lumturoi pa masë Brikenën, por që u prit me po aq entuziazëm edhe nga partneri i saj në lojë.

I emocionuar dhe i surprizuar nga ky gjest dashamirës i dajës së Brikenës, Mateo ka reaguar menjëherë duke folur përpara kamerave për t’i kthyer përgjigje.

“Falënderojmë daja Gëzimin për suportin. Ke bërë gjënë më të mirë në botë. E ke bërë Brikenën të ndjehet shumë mirë. Do takohemi kur të vij unë në Kosovë”, tha Mateo.

 

mateo i bbva

Lini një Përgjigje