TAGS-AT E JAVËS

Showbiz20 Mars 2026, 15:33

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare ikona e Hollywood-it, Chuck Norris

Shkruar nga Pamfleti

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare ikona e

Aktori dhe legjenda e arteve marciale Chuck Norris ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Lajmin tragjik e bëri të ditur familja e tij përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale. Sipas tyre, vdekja ka qenë e papritur dhe ndodhi më 19 mars 2026, vetëm pak ditë pas festimit të ditëlindjes së 86-të, lindur më 10 mars 1940.

“Chuck u rrethua nga familja dhe njerëzit e dashur deri në çastet e fundit dhe vdiq në paqe. Një yll të arteve marciale, aktor dhe simbol i forcës e pathyeshmërisë për miliona njerëz në botë; Por mbi të gjitha, një bashkëshort i përkushtuar, baba, gjysh, vëlla i jashtëzakonshëm dhe zemra e familjes sonë” thuhet në deklaratën e familjes.

Familja nuk ka dhënë detaje zyrtare për shkakun e vdekjes, duke kërkuar respekt për privatësinë gjatë kësaj periudhe të dhimbshme zie. Sipas raportimeve të mediave, Norris u shtrua urgjentisht në spital në Kauai, Hawaii, pas një emergjence mjekësore që ndodhi pak orë para.

Chuck Norris mbetet i paharrueshëm për rolet në filma si The Delta Force, Missing in Action, serialin e famshëm Walker, Texas Ranger, si dhe për karrierën e tij si kampion në karate dhe kickboxing. Ai ishte gjithashtu një figurë e dashur për shakatë dhe memet e pafundme “Chuck Norris facts” që e paraqisnin si njeriun më të pathyeshëm në botë.

norris vdes

Lini një Përgjigje