TAGS-AT E JAVËS

Showbiz19 Mars 2026, 19:45

Iku me urgjencë në Kosovë pas daljes nga "BBVA", DJ Gimbo thyen heshtjen

Shkruar nga Pamfleti

 

Iku me urgjencë në Kosovë pas daljes nga "BBVA", DJ
DJ Gimbo

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 5”, DJ Gimbo ka reaguar për herë të parë publikisht. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur mirënjohjen e thellë ndaj publikut, duke theksuar se përkrahja e tyre ka qenë vendimtare në momentet më të vështira brenda shtëpisë.

“Faleminderit prej zemrës krejtve që më keni mbështet gjatë qëndrimit tem në Big Brother. Dashnia, votat dhe përkrahja juaj më kanë dhanë forcë me vazhdu edhe në momentet ma të vështira. Pa ju s’kishte kuptim ky rrugëtim”, është shprehur ai.

DJ Gimbo ka treguar gjithashtu se ka marrë një numër të madh mesazhesh nga ndjekësit, të cilat, pavarësisht se nuk ka mundur t’u përgjigjet të gjithave, i ka lexuar dhe i vlerëson maksimalisht.

"Po më vijnë shumë mesazhe prej jush dhe sinqerisht s’po muj me ju kthy krejtve, po dijeni që i lexoj dhe i vlerësoj pa masë. Respekt pa fund për secilin prej jush, ju du shumë”, shtoi ai.

Iku me urgjencë në Kosovë pas daljes nga "BBVA", DJ

DJ Gimbo arriti të fitojë simpati të madhe gjatë qëndrimit në shtëpi, duke u shquar për energjinë dhe karakterin e tij.

Ai u largua nga gara të martën, pas një televotimi kokë më kokë me Brikena Selmanin, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm në këtë eksperiencë televizive.

dj gimbo

Lini një Përgjigje