Showbiz29 Shtator 2023, 10:56

Aktori shqiptar pjesë e serialit amerikan ‘The Walking Dead’

Shkruar nga Pamfleti

Aktori shqiptar pjesë e serialit amerikan ‘The Walking Dead’

Shqiptarët po na bëjnë krenarë në mbarë botën dhe sukseset e tyre janë të panumërta!

Prej katër vitesh, aktori Genc Jakupi ka arritur suksese të mëdha në kinematografinë ndërkombëtare.

Një arritje të tillë aktori e ka shtuar edhe së fundmi duke u bërë pjesë e serialit televiziv amerikan “The Walking Dead”.

Jakupi do të luajë personazhin me emrin ‘Armand’ dhe do të debutojë në episodin e katërt të serisë.

Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e serialit në llogarinë e Instagramit.

“Aktori Genc Jakupi i është bashkuar kastit të “The Walking Dead: Daryl Dixon” në rolin e Armandit. Personazhi i tij do të debutojë në episodin 4”, shkruhej në postim.

Aktori shqiptar pjesë e serialit amerikan ‘The Walking Dead’

genc jakupi the walking dead