TAGS-AT E JAVËS

Showbiz22 Shkurt 2026, 16:30

“Nuk e dua, është vetëm për show”/ Çfarë ndodhi? Ina përballet live me deklaratën e Keijsit

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk e dua, është vetëm për show”/

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Ina, është përballur me një situatë të papritur gjatë transmetimit të “Fan Club”. Në studio iu shfaq një video e partnerit të saj, Keijsi, ku ai shprehej se marrëdhënia mes tyre kishte nisur si pjesë e lojës dhe për efekt show.

Në videomesazh, Keijsi dëgjohej të thoshte se në “BBV çdo gjë është show” dhe se qëllimi kishte qenë përfitimi i vëmendjes dhe reklamave, duke shtuar se nuk bëhej fjalë për një lidhje serioze. Ai shprehej se marrëdhënia ishte krijuar për lojë dhe se secili do të vijonte jetën e vet pas disa muajsh.

“Ku ka gjëra tamam, në BBV është çdo gjë show. Shumë gjëra do të ndahen, halli është të marrim përfitime. Nuk është gjë serioze. Nuk e dua (Inën). Është e kuptueshme që është për lojë, edhe nëse nuk e kupton ku qëndron problem. Të shkojë sa të shkojë, pak muaj. Secili ka jetën e vet, show do të bëj. Qëllimi ishte të kapim show, reklama, wow çifti”, shprehej Keisji në video.

Deklaratat e transmetuara në studio e lanë Inën të habitur. Situata u bë edhe më e paqartë pasi fillimisht asaj iu lexua një letër ku Keijsi i shprehte dashurinë, duke krijuar kontrast me përmbajtjen e videos.

Më pas, moderatorja Kiara e ftoi Keijsin në studio. Ai u shfaq me një tufë trëndafilash të kuq dhe sqaroi se deklaratat në video kishin qenë pjesë e një shakaje.

Ngjarja solli reagime në studio dhe në rrjet, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë raporti mes dy ish-banorëve.

Lini një Përgjigje